Prokurori kërkoi dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut Jun Suk-Jeol
- Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar dënim me vdekje për ish-presidentin Jun Suk-jeol me akuzën për organizimin e një kryengritjeje anti-shtetërore për shkak të gjendjes së shkurtër ushtarake që ai vendosi në dhjetor 2024, publikuan agjencitë perëndimore.
Seul, 13 janar 2026 (MIA) - Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar dënim me vdekje për ish-presidentin Jun Suk-jeol me akuzën për organizimin e një kryengritjeje anti-shtetërore për shkak të gjendjes së shkurtër ushtarake që ai vendosi në dhjetor 2024, publikuan agjencitë perëndimore.
Ekipi i prokurorit special Ço Eun-suk e kërkoi dënimin gjatë seancës së fundit dëgjimore për çështjen e Jun në Gjykatën qëndrore të qarkut në Seul.
Jun, i cili u shkarkua zyrtarisht nga detyra në prill të vitit të kaluar, është në gjyq për gjendjen ushtarake dhe një sërë skandalesh që lidhen me sundimin e tij.
Akuza për kryengritje është më e rënda nga të gjitha ato që janë ngritur kundër tij.
Aktvendimi pritet të lexohet në shkurt.
Jun thotë se dekreti i tij ishte një përpjekje e dëshpëruar, por paqësore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për kërcënimin që ai sheh nga Partia Demokratike e opozitës liberale, e cila sipas tij ka përdorur shumicën e saj legjislative për të penguar agjendën e tij dhe për të destabilizuar vendin.
Jun e quajti parlamentin e kontrolluar nga opozita "një strofull banditësh dhe forcash anti-shtetërore". Por pas skenave dramatike natën e gjendjes ushtarake, një numër i mjaftueshëm i deputetëve të opozitës, plus deputetë nga partia e presidentit që kishin vështirësi të hynin në sallë, hynë në sallë dhe votuan së bashku për të anuluar dekretin e Jun. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s