Turk: Autoritetet iraniane menjëherë ta ndërpresin dhunën dhe represionin
- – Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Uollker Turk, kërkoi sot nga autoritetet iraniane që menjëherë ta ndërpresin dhunën dhe represionin ndaj protestuesve paqësorë dhe ta kthejnë qasjen e plotë në internet dhe shërbime telekomunikimi.
Nju Jork, 13 janar 2026 (MIA) – Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Uollker Turk, kërkoi sot nga autoritetet iraniane që menjëherë ta ndërpresin dhunën dhe represionin ndaj protestuesve paqësorë dhe ta kthejnë qasjen e plotë në internet dhe shërbime telekomunikimi.
“Vrasja e protestuesve paqësorë duhet të ndalet, ndërsa etiketimi i protestuesve si ‘terroristë’ për të justifikuar dhunën kundër tyre është i papranueshëm. Siç e pamë së fundmi në vitin 2022, segmente të mëdha të popullsisë iraniane dolën në rrugë, duke kërkuar ndryshime themelore në qeverisjen e vendit të tyre. Dhe edhe një herë, përgjigjja e qeverisë ka qenë përdorimi i forcës brutale për të shtypur kërkesat legjitime për ndryshim”, transmetoi Zyra e komisari të lartë për të drejtat e njeriut në një kumtesë.
Gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese të shihen deklarata publike nga disa nëpunës gjyqësorë të cilët tregojnë për mundësinë e dënimit me vdekje që të zbatohet ndaj protestuese përmes procedurave të përshpejtuara gjyqësore”, shtoi Turk.
Komisari i lartë deklaroi se është i tmerruar nga “dhuna e rritur nga ana e forcave të sigurisë kundër protestuesve në mbarë Iranin” dhe se raportet tregojnë se “qindra njerëz janë vrarë, ndërsa mijëra janë arrestuar”.
Ai shtoi se “cikli i dhunës së tmerrshme” në Iran nuk guxon të vazhdojë dhe se kërkesat e popullit iranian për drejtësi dhe barazi “duhet të dëgjohen”.
Turk deklaroi se të gjitha vrasjet, dhuna ndaj protestuesve dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut duhet të hulumtohen në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa kryerësit duhet të thirren në përgjegjësi", bëhet e ditur në kumtesë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s