SHBA-ja do të fillojë aksionet tokësore kundër trafikantëve të drogës nga Venezuela, njoftoi Trampi
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot njoftoi se "shumë shpejtë" do të fillojnë operacione "në tokë" për të parandaluar trafikantët e supozuar venezulianë të drogës, raporton DPA.
Uashington, 28 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot njoftoi se "shumë shpejtë" do të fillojnë operacione "në tokë" për të parandaluar trafikantët e supozuar venezuelianë të drogës, raporton DPA.
Në bisedën telefonike me pjesëtarët e forcave të armatosura amerikane, Trampi theksoi se "tashmë nuk ka shumë (trafikantë venezuelianë të drogës) që vijnë në rrugë detare", duke shtuar se administrata e tij "pothuajse e ka ndaluar" futjen e drogës në SHBA përmes detit.
"Rreth 85 për qind është ndaluar përmes detit. Me siguri e keni vënë re se njerëzit nuk duan të transportojnë përmes detit. Dhe ne do të fillojmë t’i ndalojmë edhe përmes tokës. Toka është më e lehtë, por kjo do të fillojë shumë shpejt. I paralajmërojmë ata, ndaloni së dërguari helmin në vendin tonë", u shpreh presidenti amerikan.
Administrata e Trampit më parë njoftoi se po mendon për një veprim të përforcuar kundër operacioneve tokësore të trafikantëve të drogës, si shtesë e sulmeve ushtarake që po kryhen ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në Detin Karaibe.
Sipas të dhënave amerikane, gjatë javëve të fundit ushtria amerikane ka qëlluar vazhdimisht mbi anije të trafikantëve të dyshuar të drogës në Karaibe, ku kanë humbur jetën më shumë se 80 persona.
Administrata e Trampit shpalli kartelët e drogës si organizata terroriste. Nga ana tjetër, Venezuela akuzon Uashingtonin se synon të shkaktojë një ndryshim të regjimit në vend. qa/
Foto: Arkivi