SHBA-ja dhe Meksika u dakorduan për përforcimin e luftës kundër tregtisë me drogë
- Ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Huan Ramon dela Fuente dhe sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio zhvilluan një bisedë telefonike vonë natën, në të cilën ranë dakord se duhet bërë më shumë në mënyrë që të dy vendet të mund të përballen me kërcënimet e përbashkëta me të cilat përballen, transmetoi agjencia EFE.
Uashington, 16 janar 2026 (MIA) – Ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Huan Ramon dela Fuente dhe sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio zhvilluan një bisedë telefonike vonë natën, në të cilën ranë dakord se duhet bërë më shumë në mënyrë që të dy vendet të mund të përballen me kërcënimet e përbashkëta me të cilat përballen, transmetoi agjencia EFE.
Në kumtesën e përbashkët ata e konfirmuan rëndësinë e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës, bazuar në respektin e ndërsjellë të sovranitetit, duke pranuar njëkohësisht se pavarësisht progresit të bërë. "ende ekzistojnë sfida të rëndësishme". Biseda u zhvilluara në kontekstin e deklaratave të presidentit amerikan, Donald Tramp për veprime të mundshme ushtarake tokësore në Meksikë të synuara drejt kartelëve të drogës.
Në këtë kontekst, palët ranë dakord që grupi dypalësh për zbatimin e sigurisë, takimi i radhës i të cilit është planifikuar për 23 janar, duhet të forcojë veprimet kundër karteleve dhe tregtisë me fentanil dhe armë përtej kufirit. Përveç kësaj, u vendos që muajin e ardhshëm të mbahet takim i ministrave të sigurisë në Uashington.
Në kumtesë të veçantë në rrjetet sociale, Byroja e Çështjeve të Hemisferës Perëndimore pranë Departamentit amerikan të shtetit e theksoi nevojën për "rezultate konkrete dhe të verifikueshme" nga Meksika kundër rrjeteve narko-terroriste, duke vënë në dukje se progresi i ngadaltë në lidhje me sigurinë kufitare është i papranueshëm.
Biseda ndërmjet Ministrave të Punëve të Jashtme vijoi pas atij ndërmjet Trampit dhe presidentes meksikane Klaudija Shjnbaum, e cila deklaroi se ndërhyrja ushtarake amerikane në Meksikë është përjashtuar, Shejnbanum nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi personal me Trampin pas ngjarjeve zyrtare që lidhen me përvjetorin e marrjes së detyrës më 20 janar.
Presidentja e Meksikës theksoi se të dy vendet kanë një listë të gjerë të detyrave të përbashkëta, duke përfshirë përgatitjet për Kampionatin botëror, në të ciilin Meksika do të jetë nikoqire së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë dhe i cili do të hapet në Meksikë më 11 qershor. ls/
Presidenti meksikan theksoi se të dy vendet kanë një listë të gjerë detyrash të përbashkëta, duke përfshirë përgatitjet për Kupën e Botës, të cilën Meksika do ta presë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë dhe që do të hapet në Meksikë më 11 qershor. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s