• петок, 05 декември 2025

Shërbimet hotelierike në tetor më të shtrenjta se vitin e kaluar për 3,9 për qind

Shërbimet hotelierike në tetor më të shtrenjta se vitin e kaluar për 3,9 për qind

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin tetor të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 3.9%, kumtoi Enti shtetëror i statistikave. 

Në periudhën janar – tetor të këtij viti, ndërkaq, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 5.1%, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 rritja është 2.1%.

Në tetor 2025, krahasuar me muajin e kaluar çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 0.3%. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

Остани поврзан