• сабота, 22 февруари 2025

Shënohet 153-vjetori i lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev

Shënohet 153-vjetori i lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Është shënuar sot 153 vjet nga lindja e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, vizionarit i cili prej më shumë se një shekull më parë botën e kuptoi si fushë për konkurrencë kulturore midis kombeve. Me këtë rast delegacionet vendosën lule në kishën “Shën Spasi”, para përmendores në Parkun e qytetit në Shkup si dhe para bustit përkujtimor në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Goce Dellçev” në Novosellë.

Manifestimi qendror me rastin e lindjes së veprës së madhe të revolucionarit maqedonas u mbajt në oborrin e kishës "Shën Spasi" në Shkup, ku lule vendosën presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i opozitës Venko Filipçe si dhe përfaqësues të Kuvendit, delegacione të institucioneve të tjera, parti, shoqata civile,...

Presidentja Siljanovska Davkova në Shtip e vizitoi Universitetin "Goce Dellçev" ku vendosi lule para monumentit të revolucionarit maqedonas.

null

 

Kryeministri Mickoski sot së bashku me përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë vendosi lule te varri i Goce Dellçevit me rastin e 153 vjetorit të lindjes së tij, ndërsa lideri i opozitës Filipçe ka vendosur lule te varri i Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasit në Shkup ku u mbajt kremtimi qendror me rastin e 153 vjetorit të lindjes së tij.

null

Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i udhëhequr nga Arbër Ademi ka vendosur lule në vendpushimin e përjetshëm të Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup me rastin e 4 shkurtit duke bërë homazhe për veprën dhe trashëgiminë e tij historike. Vizioni i Goce Dellçevit, tha Ademi, la gjurmë të qëndrueshme dhe ideja e dellçevizmit është një ideologji që sot është më e nevojshme se kurrë.

Ndryshe, delegacion i Qytetit të Shkupit i kryesuar nga kryetarja Danella Arsovska vendosi lule para monumentit të Goce Dellçevit në Parkun e qytetit.

Foto: MIA

Остани поврзан