• сабота, 22 февруари 2025

Sesion i KKBE-MK: Integriteti i gjykatësve dhe prokurorëve publik kyç në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut

Sesion i KKBE-MK: Integriteti i gjykatësve dhe prokurorëve publik kyç në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e transparencës dhe mbrojtjes  së të drejtave të njeriut

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Një nga vërejtjet më të rëndësishme të gjyqësorit është se sigurimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk është luks, ndërsa reformat që janë të drejtuara drejt integritetit gjyqësor duhet të jenë kyçe në lujftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e transparencës dhe dëmtimit të të drejtave të njeriut. Sigurimi i integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç dhe një nga hapat e parë drejt sigurmit të integritetit është që të vendosen standarde të qarta për të gjithë që janë të përfshirë në proceset juridike. Integriteti nuk duhet të kërkohet vetëm nga fella gjyqësore-prokurore, por edhe nga të gjithë faktorët politiko-shoqëror dhe vetëm kështu si shoqëri do të reformohemi.

Këto janë konkluzionet e panelistëve në Sesionin e 16-të kombëtare për BE në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK "Kontributi francez për sundimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut" me mtemë "Shrigje deri në integritet dhe pavarësi të jurisprudencës: sfidë kyçe në refromat për sundiminh e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Helena Papa, eksperte për transparencë, krim financiar dhe pastrim parash nga agjencia ndërkombëtare franceze operative teknike Ekspertiza Franca, theksoi se në vitet e fundit një nga vërejtjet më të rëndësishme në reformën e gjyqësorit ishte se sigurimi i pavarësisë në gjyqësor nuk është luks, ndërsa reformat që janë të orientuara drejt integritetit gjyqësor, duhet të jenë kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimit të transparencës dhe kursimin e të drekjtave të njeriut.

Ekspertja franceze vlerësoi se vetingu tek gjyqtarët dhe prourorët është masë që të sigurohet integritetoi, por megjithatë, thotë që kjo të përdoret vetëm në situata ku ka dëshmi të qarta për korrupsionin sistematik, në vend që të merret për mekanizma të rregullt për llogaridhënie.

Kryetari i Këshllit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski theksoi se është sfidë që të sigurohet pavarësi dhe integritet në sistemin gjyqësor, që tërheq numër të madh të reformave që i përkasin edhe ndryshimeve ligjpre, ndryshimeve kushtetuese. Thotë se mungon tranparenca e madhe edhe nga ana e Prokurorisë.

"Ajo që mund të përmirësohet në Këshillin Gjyqësor janë procedimet disiplinore që planifikohen të zhvillohen para komisioneve të Këshillit Gjyqësor dhe ndaj gjyqtarëve. Procedura aktuale zgjat shumë, mund të zgjasë më pak dhe kështu do të arrijmë drejtësinë më shpejt. Ndryshime mund të bëhen edhe në mënyrën e vlerësimit të gjyqtarëve, sepse ky është një nga kushtet për të pasur një gjyqësor të pavarur, e ai është vlerësim objektiv dhe avancim objektiv i gjyqtarëve", tha Kambovski.

Drejtoresha e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Irina Trajkoska Strezoski, foli për kushtet për pranim në Akademi. Sa i përket kushteve, ajo mendon se duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Ligjin për Akademinë dhe se kjo duhet të jetë në përputhje me nevojat e gjykatave të apelit apo prokurorive më të larta dhe numrin e vendeve të lira të punës, shpallja duhet të publikohet çdo vit.

Zhan-Pjer Neveu, profesor në Universitetin në Po, Francë, tha se kur ka mungesë besimi te gjyqësori, ka një ndjenjë padrejtësie. Sipas tij, sistemi profesional duhet të jetë në përputhje me atë që njerëzit favorizojnë, të jetë tërheqës, ndërsa zhvillimi dhe avancimi duhet të sigurohet nga burimet njerëzore.

Abdulla Azizi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore - Tetovë, kur flitet për integritetin në gjyqësor, ai duhet të shkojë paralelisht me integritetin e të gjitha autoriteteve.

"Kërkojmë integritet nga drejtësia, jo nga nëpunësit civilë apo deputetët. Integriteti duhet të kërkohet nga të gjithë aktorët, shoqëria nuk do të transformohet nëse nuk ecim paralelisht me këto autoritete. Duhet të ketë një sistem kontrollesh dhe balancash", tha Azii, duke vënë në dukje se integriteti gjyqësor është themeli i një sistemi të drejtë - që gjyqtarët të marrin vendime pa paragjykime.

Profesoresha Mileva Gjurovska, koordinatore nacionale e KKBE-MK dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane, theksoi se sistemi gjyqësor në RMV prej kohësh është subjekt i ndikimit politik dhe biznesor, gjë që ka sjellë deri te korrupsioni serioz dhe ka reduktuar besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe efikasitetin e tij. mb/

Foto: MIA

Фото: МИА; НКЕУ-МК

Остани поврзан