Seri e re tërmetesh në afërsi të Santorinit - më i fuqishmi 5 ballë
- Në pjesën detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos mbrëmë u regjistrua seri e re tërmetesh mbi 4 ballë, prej të cilëve më i fuqishmi ishte 5 ballë sipas Rihterit, përderisa tërmetet vazhduan edhe gjatë natës dhe herët në mëngjes, megjithatë me intensitet më të vogël, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Në pjesën detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos mbrëmë u regjistrua seri e re tërmetesh mbi 4 ballë, prej të cilëve më i fuqishmi ishte 5 ballë sipas Rihterit, përderisa tërmetet vazhduan edhe gjatë natës dhe herët në mëngjes, megjithatë me intensitet më të vogël, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në pajtim me të dhënat zyrtare nga Instituti gjeodinakik të Observatorit nacional në Athinë, në periudhën prej 20:41 deri në orën 22:35 sipas kohës lokale u regjistruan 16 tërmete mes 3,1 dhe 5 ballë, prej të cilave gjysma ishin mbi 4 ballë.
Profesori i sizmologjisë në Universitetin Aristotel në Selanik, Kostas Papazahos për televizionin grek ERT sot në mëngjes sqaroi se tërmetet në afërsi të Santorinit mund të zgjasin me javë, e madje edhe muaj dhe nuk është diçka që do të kalojë brenda natës.
"Pa dallim nëse është seri tërmetesh apo sekuencë para tërmetit, kjo zgjatë me javë, madje edhe muaj. Nuk është porosi e këndshme, por ashtu është. Seria do të zgjasë edhe me këtë karakteristikë, sqaroi sizmologu dhe shtoi se në periudhë prej dy-tre orëve mund të ketë tërmete prej 4-5 ballë, e më pas të kalojnë 12-16 orë, të qeëtsohet seria, e më pas të shfaqet sërish.
Lidhur me atë se sa mund të zgjasë dukuria, Papazahos theksoi se nuk mund të vlerësojnë saktë, por se me siguri i tërë shkurti apo një pejsë e madhe e muajit të kalojë me situatë të ngjashme, duke shfaqur shpresë se ngadalë do të ketë deeskalim gradual.
Paralelisht, për shkak të tërmeteve në afërsi të Santorinit, anija e parë kroçere për këtë vit që sot duhej të arrinte në ishull, e ndryshoi rutën dhe u ankorua në Kretë.
Sipas mediumeve greke, kroçerja "Viking star" me 893 udhëtarë dhe 470 anëtarë të ekuipazhit, e ndryshoi programin dhe për shkak të sigurisë, si dhe të evitojë tollovi në portin e vjetër dhe teleferik, ku ekziston rreziku për rrëshqitje të tokës, kështu që në vend të Santorinit arriti në Kretë.
Hotelierët nga Santorini për mediumet greke gjatë ditëve të kaluara theksuan se tani për tani nuk kanë anulime të rezervimeve si për periudhën në vijim, ashtu edhe për festën e pashkëve.
Për turizmin dhe sezonin e ri foli edhe kryeminsitri grek, Kiriakos Micotakis gjatë vizitës së tij në ishull kur tha se kanë prë detyrë ta mbrojnë, ta ruajnë reputacionin e destinacionit të njohur turistik dhe të jenë të sigurt se "viti 2025 gjithashtu do të jetë vit i shkëlqyeshëm për turizmin në Santorini", dhe prandaj theksoi se në komunikimin publik, duhet të ekzistojë baraspeshë mes nevojës të veprohet në mënyrë preventive, pa u reproduktuar skenarët katastrofik", "të cilët potencialisht mund të frikësojnë vizitorët e rinj".
Shkollat në ishujt Santorini, Ios, Amorgos dhe Anafi, për shkak të tërmeteve do të jenë të mbyllura edhe këtë javë, me vendim të Komisionti për vlerësim të rrezikut sizmik dhe të Komisionit për ndjekje të aktiviteteve vullkanike pranë Ministrisë për kriza klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë. ab/