• сабота, 22 февруари 2025

Seancë kuvendore në ora 14, do të votohet për kandidatët për anëtarë të Këshillit të ASHAAM

Seancë kuvendore në ora 14, do të votohet për kandidatët për anëtarë të Këshillit të ASHAAM

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Kuvendi sot në ora 14 duhet ta vazhdojë senacën e 34-të në të cilën duhet të votohet për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agfjencisë për Shërbime Autdio dhe Audiovizuale Mediatike. Që të votohen kandidatët për anëtarë të Këshillit nevojitet dy e treta e Shumicës së Badenterit.

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancë në fund të janarit e vërtetoi listën e kandidatëve, në të cilën ndodhen Viktor Pavllovski, inxhinier i diplomuar për informatikë prodhimi nga Shkupi, Sasho Stefanovski i diplomuar për art filmi dhe kameraman televiziv nga Shkupi, Petar Gjurovski diplomuar për film dhe televizion nga Shkupi, Cvetanka Minovska gazetare e diplomuar nga Shkupi, Afrona Vërzivolli ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Nafije Selmani diplomuar profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsi shqipe nga Shkup dhe Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e komunikologjisë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka shprehur shqetësim për shkak të zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshullit të Agjencisë. Sipas tyre, një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur nuk i plotësojnë kushtet formale dhe kanë prapavijë patiake, që e vë në pikëpyetje profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre. I bën thirrje Kuvendit që të zgjedhë anëtarë kompetent dhe të pavarur që të sigurohet efkasiteti dhe mosanshmëria e trupit rregullator.

Kryeministri Hristian Mickoski paradokohe në një deklaratë për media tha se zgjedhja e kandidatëve është zbatuar konform dispozitave ligjore dhe secili që i plotëson, mund ta kryejë atë funksion.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp tha se në kuadër të grupit të deputetëve i kanë shqyrtuar të gjitha CV e kandidatëve për anëtarë të Agjencisë dhe konsiderojnë se u përmbahen të gjitha kritereve. 

"Këta janë njerëz që kanë ekspertizën e duhur në atë punë, nuk janë thjesht njerëz partiakë. Do të kthehem kur u miratua ai ligj, edhe pse mandati i atyre njerëzve ka kaluar prej kohësh, qëllimi ishte pikërisht që të mos dominonte shumica dhe ne e mbështetëm sepse në parim nisma jonë që ligji të ndërtohej në këtë mënyrë ishte pikërisht ajo, të kishte përfaqësues nga partitë politike në pushtet dhe opozitë dhe mendoj se kjo është e shëndetshme. Natyrisht, kjo nuk duhet të lërë anash ekspertizën e njerëzve që e bëjnë këtë", tha Filipçe.

mb/

Остани поврзан