• сабота, 22 февруари 2025

Seanca të katër komisioneve të Kuvendit

Seanca të katër komisioneve të Kuvendit

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, punës dhe politikës energjetike, për sistem politik dhe marrëdhënet me bashkësitë, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Komisioni juridik-ligjvënës. 

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, sipas procedurës së shkurtuar është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e Komisionit parlamentar për çështje ekonomike, punës dhe politikës energjetike.

Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive do të debatojnë sipas Propozim-Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë deri të informacionet nga karakteri publik, Propozim-Ligji për plotësim të Ligjit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, përdorimi i pronës dhe sendet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse dhe Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Avokatin e Popullit, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Në rend dite të seancës është edhe Propozim-Ligji për ndyshim të Ligjit për infrastrukturë kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë, në lexim të parë. 

Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor do të debatojnë sipas Propozim-Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik dhe Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime postare, sipas procedurës së shkurtuar, të cilët janë në rend dite edhe në Komisionin juridik-ligjvënës. 

 Siç është paralajmëruar në ueb-faqen e Kuvendit, sot përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë do të takohen me kryetarin e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, Dimitar Apasiev. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан