• вторник, 14 мај 2024

Seancë e Këshillit të BE-së për Bujqësi dhe Peshkatari në Luksemburg

Seancë e Këshillit të BE-së për Bujqësi dhe Peshkatari në Luksemburg

Bruksel, 29 prill 2024 (MIA) - Situata në sektorin evropian të bujqësisë, ndikimi i tregtisë së jashtme në bujqësi në BE dhe zbatimi i Politikës së përbashkët bujqësore do të jenë temat kryesore të takimit të ministrave përgjegjës për bujqësi dhe peshkatarii të vendeve anëtare të bllokut që sot do të mbahet në Luksemburg.

Me këshillin e bujqësisë dhe peshkatarisë do të kryesojnë zëvendëskryeministri dhe ministri belg i Bujqësisë, David Klarinvall, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në, dhe komisionieri evropian për bujqësi, Janush Vojçehovski.

Gjatë drekës së punës, ministrat evropianë janë paraparë të kenë një diskutim joformal kushtuar dialogut strategjik në sektorin e bujqësisë të BE-së.

Shtesë, në Këshillin e bujqësisë dhe peshkatarisë do të diskutohet për rëndësinë e bioekonomisë, si dhe Regulloren kushtuar kontrollit të peshkimit. ls/ 

Foto: BE

 

Остани поврзан