Sarkozi një vit do të mbajë hallkë elektronike në këmbë
- Ish-presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, i cili është i dënuar për shkak të korrupsionit dhe tregtisë me ndikim, nga sot do të mbajë hallkë elektronike në kombë.

Paris, 7 shkurt 2025 (MIA) - Ish-presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, i cili është i dënuar për shkak të korrupsionit dhe tregtisë me ndikim, nga sot do të mbajë hallkë elektronike në kombë.
Gjykata e Kasacionit e ka konfirmuar aktvendimin për Sarkozin - dënim tre vjet me burg. Dy vite burg janë suspenduar, ndërsa Sarkozi është dënuar me mbajtje të pajisjes monitoruese elektronike një vit, në vend që të shkojë në burg.
Vendimi i gjykatës do të thotë se Sarkozi do të duhet të mbajë hallkë elektronike dhe se tre vjet nuk ka të drejtë të kandidohet për funksion publik. mb/