• сабота, 21 февруари 2026

Sandu: Autoritetet moldave nuk e kanë shqyrtuar çështjen për referendum për bashkim me Rumaninë

Sandu: Autoritetet moldave nuk e kanë shqyrtuar çështjen për referendum për bashkim me Rumaninë

Kishinjev, 22 janar 2026 (MIA) - Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, sot deklaroi se çështja për referendumin për bashkimin me Rumaninë nuk është diskutuar as në Moldavi, as me liderët evropianë.

Mediat britanike përkujtojnë se Sandu javën e kaluar deklaroi se, nëse mbahet një referendum i këtillë, ajo do të votojë për bashkim me fqinjin më të madh jugor, me të cilin vendi ka lidhje kulturore dhe gjuhësore.

Deklarata e saj shkaktoi reagim armiqësor nga shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili tha se votimi i këtillë do ta rezikonte shtetësinë e Moldavisë.

Moldavia e ka shpallë pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 27 gusht të vitit 1991.

Gjuha zyrtare e Moldavisë është rumune, ndërsa pjesa më e madhe e territorit të Moldavisë së sotme dikur ka qenë pjesë e Rumanisë - para dhe mes dy luftrave botërore.

Ekziston dialog politik mes dy vendeve për afrimin e mundshëm dhe bashkëpunimi, ndërsa disa politikanë në Moldavi dhe Rumani angazhihet për idenë e bashkimit. mb/

Foto: MIA 

 

Остани поврзан