Samiti në Amazon është thelbësor për përballjen globale me ndryshimet klimatike
- Në zemër të Amazonës, në qytetin brazilian të Belemit prej 10 deri më 21 nëntor do të mbahet Konferenca e 30-të e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP30). Takimi konsiderohet historik sepse viti 2025 është vlerësuar si një moment kritik për politikën globale të klimës - me kushtin e vendosur nga Marrëveshja e Parisit që vendet të parashtrojnë Planet e tyre të reja, më ambicioze kombëtare të veprimit për klimën (NDCs).
Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Në zemër të Amazonës, në qytetin brazilian Belem prej 10 deri më 21 nëntor do të mbahet Konferenca e 30-të e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP30). Takimi konsiderohet historik sepse viti 2025 është vlerësuar si një moment kritik për politikën globale të klimës - me kushtin e vendosur nga Marrëveshja e Parisit që vendet të parashtrojnë Planet e tyre të reja, më ambicioze kombëtare të veprimit për klimën (NDCs).
Organizatorët e Konferencës në Belem presin që COP30 të sjellë "nivel të ri të ambicies" në procese dhe veprime konkrete për të ulur emetimet që shkaktojnë efektin serrë, rritja e përshtatshmërisë, por edhe ndoshta më e rëndësishmja - rritja e mbështetjes financiare për vendet të cilat përballen me rreziqet më të mëdha klimatike dhe vendet në zhvillim të cilat nuk kanë mjete ose mundësi të mjaftueshme për të financuar aktivitete për ballafaqimin e ndryshimeve klimatike.
Pritjet nga takimi në Belem janë mjaft të larta - COP30 duhet të tregojë nëse bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të përshpejtojë vërtet ritmin dhe ta mbajë ngrohjen globale nën 1,5 gradë Celsius, qëllimi që po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u arritur çdo ditë.
Në Samit do të dominojnë tre tema: drejtësia klimatike, mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe financimi i masave klimatike. Vendet do të negociojnë se si të përshpejtojnë progresin global në luftën kundër ndryshimeve klimatike, në një kohë kur bota tashmë po i ndjen pasojat përmes ngjarjeve të shpeshta ekstreme të motit.
Tubimi në Brazil, sot u mbajt me një brifing të shkurtër për mediat, në të cilën u prezantua pozita e BE-së në COP30 dhe se si Evropa mund të kontribuojë për një rezultat të drejtë dhe të bazuar në shkencë në COP30, që do të përshpejtojë veprimet globale për klimën.
Siç u potencua në brifing, ekziston një gatishmëri tek shtetet anëtare të BE-së për të kapërcyer dallimet, gjegjësisht "hendekun e emetimeve", në lidhje me këtë çështje. Ajo që mungon është dallimi nga e premtuara, e paralajmëruara dhe e bëra. Siç potencoi Kiara Martinelli, drejtoreshë e CAN Europe, ndryshimi klimatik kontribuon për përshpejtimin e aktiviteteve për t'u përballur me të.
"Sipas Eurobarometrit, mbi 83 për qind e popullsisë së BE-së kërkojnë që politikanët të zbatojnë politika për të zvogëluar shkaqet e ndryshimeve klimatike", tha ajo. rq/
Foto: Pllakat