Samit parlamentar i Platformës së Krimesë: Është i domosdoshëm integrimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian
- Mu prej fillimit, Rumania më se ashpër e dënoi okupimin ilegal të Krimesë në vitin 2014 dhe agresionin rrjedhës i paligjshëm, deklaroi Mirça Abrudean, kryetar i Senatit të Rumanisë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës së Krimesë, që po mbahet në Stokholm.
Stokholm, 24 nëntor 2025 (MIA) - Mu prej fillimit, Rumania më se ashpër e dënoi okupimin ilegal të Krimesë në vitin 2014 dhe agresionin rrjedhës i paligjshëm, deklaroi Mirça Abrudean, kryetar i Senatit të Rumanisë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës së krimesë, që po mbahet në Stokholm.
"Ne mbetemi tërësisht të përkuishtuar ndaj mbështetjes së Ukrainës gjithnjëd erisa të nevojitet", theksoi ai.
Abrudean nënvizoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke shtuar se në rrethana të tilla, asnjë vend nuk është plotësisht i sigurt. Ai deklaroi se bota duhet ta përforcojë mbështetjen e vet për luftën e Ukrainës për mbrojtje dhe ripërtëritje të integritetit të saj territorial, duke i cekur me atë rast planet e Rumanisë për përforcim të sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë që të arrihet paqja në Ukrainë.
Kryetarja e Kongresit të deputetëve të Spanjës, Fransina Armengol e ceki domosdoshmërinë e integrimit të Ukrainës në BE dhe konfirmoi se Spanja bën gjithçka që është e mundur për t'i tejkalaur pengesat në rrugën drejt anëtarësimit të Ukrainës në Be. Ajo u fikusua në pasojat brutale nga agresioni, rrëmbimi i fëmijëve nga familjet ukrainase, dhe theksoi se Rusia po prëdorë teknologji gjithnjë e më të avancuar në luftime. Fransina Armengol theksoi se Spanja është e gatshme ta ndihmojë Ukrianën në rikonstruimin dhe zhvillimin e ardhshëm të qyteteve të saj.
Kryetari i Dhomës përfaqësuese të Maltës, Anxhelo Faruxha theksoi se aggresioni kundër Ukrainës nuk është vetëm rrezikim i sovranitteit të saj, por edhe sulm ndaj parimeve themelore të rendit ndërkombëtar. Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar është aktivisht i kyçur në ndjekjen e situatës në Ukrainë, posaçërisht lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Gadishullin e okupuar.
"Gadishulli i krimesë është militarizuar, dukle e destabilizuar tërë rajonin e Detit të Zi, ndërsapasojat shtrihen larg jashtë Ukrainës", tha ai. ab/
Foto: Platforma e Krimesë