• среда, 10 декември 2025

Saliu: Jam i akuzuar për një vepër penale me supozime, ndërsa jo me prova, nën presionin publik dhe lojëra politike

Saliu: Jam i akuzuar për një vepër penale me supozime, ndërsa jo me prova, nën presionin publik dhe lojëra politike

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Gjatë periudhës prej vitit 2012 deri në vitin 2017 në DMSH asnjëherë nuk kanë marrë dokumente që kërkojnë pëlqim ose mendim nga ana e kabaresë "Pulls", as ndonjë kërkesë ose denoncim nga persona juridik dhe fizikë për objektin. Konfuzioni që e shkakton prokuroria është në përzierjen e kompetencave dhe përgjegjësive, më detyron të dëshmojë diçka që është më se e qartë, se nuk ekziston faji im, e as nuk është në kompetencat e mia, deklaroi Shaban Saliu, i cili ishte në funksion drejtor në DMSH prej vitit 2008 deri në vitin 2017 në fjalimin e tij hyrës në gjyqin për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan.  

Deklarata e prokurorit publik republikan, theksoi Saliu, se për ekzistencën dhe funksionimin e objektit "Pulls" asnjëherë nuk është njoftuar, DMSH-ja mban bazë ligjore për lirimin e tij si i akuzuar dhe theksoi se DMSH-ja nuk është "shërbim detektivësh për të zbuluar objekte të paligjshme dhe të paregjistruara".

"DMSH-ja nuk dinte për objektin. Unë nuk dija dhe për këtë arsye nuk ekziston faj nga ana e drejtorëve të akuzuar në DMSH prej vitit 2012 deri më 16 mars të vitit 2025, kur ndodhi zjarri. Do të dëshmoj se nuk jam fajtor dhe se akuza e formuluar në këtë mënyrë, është joserioze, e papërgjegjshme dhe e paligjshme, me vetëm një qëllim: që në secilën mënyrë të më dënojnë në mënyrë të paligjshme për një vepër penale që nuk ekziston. Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht dhe e sajuar dhe e pabazuar ligjërisht", deklaroi Saliu. 

Saliu, në fillim shprehu keqardhje dhe ngushëllime të thella deri te prindërit e të ndjerëve dhe shërim të shpejtë të lënduarve dhe theksoi se që nga përfundimi i mandatit të tij para nëntë viteve e kanë kryer edhe tre të tjerë. 

"Aktakuza më ngarkon si ish-drejtor i cili nëntë vjet nuk ka pasur asnjë lidhje faktike apo ligjore lidhur me institucionin. Unë akuzohem se jam kryerës i një vepre penale me një përshkrim i cili bazohet në supozimeve, ndërsa jo në prova, me një aktakuzë të ngritur për shkak të presionit publik dhe lojërave politike prapa skenave dhe montazheve pa bazë ligjore", deklaroi Saliu. 

Aktakuza kundër meje, theksoi Saliu, do ta vërtetojmë se është e pabazuar dhe e ndërtuar mbi supozime me paushalle të lidhura ndaj normave e të drejtave penale me normat e së drejtës administrative

Në seancën e sotme për rastin "Pulls", avokatët e të akuzuarit, Shaban Saliu, theksuan se klienti i tyre nuk mund të ketë qenë përgjegjës për zjarrin tragjik.

Avokati, Dimitar Dangov theksoi se Saliu "nuk ishte pjesë dhe as nuk mund të ishte pjesë e mbykëqyrjeve inspektuese ose kontrolleve të kushteve teknike të objekteve të hotelerisë". Sipas tij, "veprime të tilla nuk ishin pjesë e përgjegjësive të tij" dhe për këtë arsye "nuk mund të kishte vepruar konkretisht mbi zjarrin ose pasojat e tij".

Dangov e kontestoi logjikën e aktakuzës, e cila bazohet në "kauzalitet afatgjatë". 

"Nëse e ndjekim logjikën e aktakuzës së dalë nga koncepti i kauzalitetit afatgjatë atëherë lind pyetja nëse duke u kthyer në të kaluarën kova me ujë për të shuar zjarrin nuk ishte në duart e prokurorisë së Koçanit dhe në duart e të gjithë sistemit të prokurorisë",tha ai. 

Avokati i dytë, Shenaj Osmanov, theksoi se klienti i tij nuk është midis fajtorëve, për arsyet se nuk ka dhënë leje, nuk ka kryer punë inspektimi dhe, siç tha ai, "nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim lidhur me Pullsin".

Më herët, inspektori i ndërtimit Ognen Georgiev kërkoi shtesë në fjalën e tij hyrëse në të cilën theksoi se nuk kishte lidhje me aksidentin. 

"Jam akuzuar pa asnjë bazë, nuk kam qenë kurrë në atë objekt dhe as nuk ka qenë nën kompetencat e mia. Kërkojë nga prokuroria të rishqyrtojë aktakuzën që unë dhe kolegët e mi të jemi të lirë", tha ai. 

Rasti, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, po zhvillohet nën masa të përforcuara sigurie, me praninë e të akuzuarve, të afërmve të viktimave dhe gazetarëve të shumtë. 

null

Mbetet edhe fjalën hyrëse të mbrojtjes së tyre ta japin ish-drejtorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), mes të cilëve, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevad Selami, si dhe inspektori i përgjithshëm i DMSH-së, Ljupço Gërnçishtanov. 

Pastaj ish-ministrat Valon Saraçini dhe Kreshnik Bekteshi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, mes të cilëve Xhevair Kamberi, Shefket Hazari, Zoran Nikollovski, Bekim Haxhiu, Arlinda Kasapi dhe Razmena Çekiq Duroviq. 

Fjalë hyrëse duhet të japin dhe inspektorët e tregut Mile Ampov, Blashka Evtimova, Vesna Kuzmanovska dhe Emil Mitev, ndërsa mbetet edhe fjala hyrëse e të pandehurit Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë së sigurisë "Rubikon", procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit. 

Prokuroria, e përfaqësuar prej një ekipi prej 15 prokurorëve publikë, paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Pulls" ka qenë pritë vdekjeprurëse që nga vet fillimi, rezultat i moskujdesit sistematik dhe lëshimeve institucionale. 

Në bankën të akuzuarve janë 37 persona - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë të komunës, roje sigurie dhe nëpunës shtetërorë. rq/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан