• сабота, 21 февруари 2026

Sali - Fotiu: Qiproja mbetet mbështetëse e integrimit evropian të vendit

Sali - Fotiu: Qiproja mbetet mbështetëse e integrimit evropian të vendit

Shkup, 26 janar 2026 (MIA) -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në takim ambasadorin e Republikës së Qipros, Andreas Fotiou, në të cilin në fokus të bisedimeve ishte procesi i eurointegrimeve, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, si dhe agjenda reformuese që po realizohet me dinamikën e paraparë.

Në takimin që u mbajt në hapësirat e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, siç bëri të situr MÇE, ministri Sali e uroi ambasadorin Fotiou edhe personalisht për kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke theksuar rëndësinë e këtij roli për avancimin e politikave evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qipros ndaj procesit të integrimit evropian të vendit.

Ambasadori Fotiou vlerësoi përkushtimin institucional ndaj reformave dhe ritheksoi gatishmërinë e Republikës së Qipros për të vazhduar mbështetjen në rrugën drejt Bashkimit Evropian. fc/

Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane

 

Остани поврзан