• сабота, 22 февруари 2025

Sajkovski në seancën e ardhshme pret propozim nga Fronti Evropian për vendin e Ilire Dautit, nga atje nuk shohin nevojë të propozojnë kandidat tjetër

Sajkovski në seancën e ardhshme pret propozim nga Fronti Evropian për vendin e Ilire Dautit, nga atje nuk shohin nevojë të propozojnë kandidat tjetër

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Pas thirrjes së djeshme të kryetarit të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve Gjorgjija Sajkovski për "Frontin Evropian" të dorëzojë propozim për kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në vendin e kryetares tashmë të shkarkuar Ilire Dauti, sot nga "Fronti Evropian" përmes kumtesës  informuan se nuk ka nevojë të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit, sepse, siç theksojnë, çdo deputet tjetër do të veprojë njejtë si Ilire Dauti dhe i njejti veprim do t'i japë rezultatet e njejta.

СООПШТЕНИЕ - „Сакаме македонско национално единство на граѓаните на Македонија за да  донесеме голема победа која ќе значи да можеме да водиме влада која ќе може да испорача она што ќе го вет

"Në Komisionin e ardhshëm presim të marrim propozim të ri për kryetar të Komisionit nga "Fronti Evropian" pasi dje në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime dërgova thirrje të dorëzojnë propozim të ri për kryetar të Komisionit në vendin e Ilire Dautit. Pritet që javën e ardhshme të caktohet seanca e ardhshme e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Ajo tashmë është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Komisionit. Me vetë aktin e dorëzimit të dorëheqjes, i ndërpritet mandati si kryetar i Komisionit", deklaroi sot Sajkoski për MIA-n.

Nga "Fronti Evropian" theksojnë se është obligim i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi ta zgjidh këtë situatë.

"Kryetarët e komisioneve kuvendore zgjidhen me kompromis ndërmjet partive politike dhe për ta votojnë 120 deputetë! Nuk mundet kryetarët e komisioneve të zgjidhen me konsensus dhe të shkarkohen me shumicë të thjeshtë për shkak të interpretimit personal të Rregullores së Kuvendit! Sipas ligjit dhe Regullores, kryetari i Kuvendit është përgjegjës për punën e Kuvendit dhe organet e tij të punës. Detyra e tij është ta zgjidh këtë situatë, veçanërisht që si kryetar i Kuvendit nuk ishte në shërbim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të deputetes, por u bë instrument i Të Majtës dhe shumicës parlamentare. Ne nuk kemi problem me deputetët tanë dhe qëndrimet tona për t'i emëruar ata sipas dëshirës së shumicës, ndërsa ende më pak me diktat të shumicës", theksojnë nga "Fronti Evropian".

Претседателката на Унија на Ромите, Фатима Османовска и лидерот на Демократската унија за интеграции, Али Ахмети, денеска во општина Шуто Оризари го потпишаа коалицискиот договор за приклучув

 Deputetja e "Frontit Evropian" dhe kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Ilire Dauti më 16 janar dha dorëheqje nga detyra pasi në seancë plenare më 10 janar me mbështetjen e 61 deputetëve dhe 22 kundër u votua interpelanca për të. Interpelancën në nëntor e dorëzoi grupi i deputetëve të së "Majtës" pasi Dauti, siç u theksua, me sjelljen e saj të "pandërgjegjshme, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të kundërligjshme", bllokoi Ligjin për branitellat të dorëzuar nga LSDM-ja opozitare duke mos e vënë atë në rend dite të Komisionit me të cilin kryesonte.

Duke e arsyetuar dorëheqjen, Dauti theksoi se ky është kulmi i turpit që ka ndodhur në Kuvend dhe tha se veprimi i saj për ta futur në rend dite Ligjin për branitellat është në bazë të nenit 3 dhe se nuk do të pranojë kushte të ndryshme të veprimit jashtë Rregullores.

"Pse Apasievi dhe deputetët tjerë të së Majtës në lidhje me Ligjin për branitellat, nuk kërkuan që pika të vendoset në rend dite? Unë do ta kisha shtuar këtë pikë në rendin e ditës, por parashtrohet pyetja pse deputetët nuk e kërkuan këtë. Afati për ta vënë pikën në rend dite kaloi dhe mua nuk më lejonte Rregullorja ta vendos atë pikë. Këta 61 deputetë po luajnë me pushtetin. Për mua kusht është të respektohen të gjitha kombësitë", tha Dauti. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан