• четврток, 26 март 2026

Rute për Njuzmaks: Operacioni i Trampit kundër Iranit ka mbështetje të gjerë nga aleatët

Rute për Njuzmaks: Operacioni i Trampit kundër Iranit ka mbështetje të gjerë nga aleatët

Bruksel, 5 mars 2026 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute për Njuzmaks deklaroi se në mesin e aleatëve ekziston “mbështetje e gjerë” për fushatën e presidentit amerikan Donald Tramp drejt kapaciteteve iraniane bërthamore dhe raketore, edhe pse liderë individualë evropian publikisht e kritikuan operacionin. 

Rute tha se aleatët në masë të madhe e mbështesin atë që e po e bën presidenti i Amerikës, si dhe se mundësojnë zbatimin e aktiviteteve të cilat SHBA-ja për momentin i ndërmerr në rajon për mënjanimin e kapaciteteve bërthamore iraniane dhe me raketa, por theksoi se NATO si aleancë nuk është e përfshirë drejtpërdrejt. 

“Aleatët evropianë kanë halle serioze të sigurisë në lidhje me Teheranin”, theksoi Rute, duke folur për kërcënimet dhe përpjekjet për sulme në lidhje me regjimin iranian. Ai shtoi se Evropa e di mirë çfarë ndikimi negativ mund të ketë Irani. 

“Shihni përpjekjet për sulme në shumë vende të NATO-s në Evropë, ndaj diasporës iraniane. Edhe vendi im, Holanda, vazhdimisht është nën kërcënim të regjimit në Teheran”, deklaroi ai për Njuzmaks. 

Edhe krahas kritikave nga liderë si presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sançez, Rute theksoi se vendet e NATO-s sigurojnë “mbështetje kyçe logjistike dhe operative” për fushatën izraelite – amerikane. 

Rute theksoi se forcat e NATO-s janë të gatshëm ta mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të aleancës përderisa rriten tensionet në rajon. Si shembull e theksoi incidentin e fundit me raketë drejt Turqisë. 

"E patë kur erdhën informacione për një raketë të drejtuar drejt Turqisë, e cila mund të kishte goditur potencialisht interesat amerikane atje, por u rrëzua nga sistemet antiraketë të NATO-s. Ky shembull tregon se sistemi funksionon", shtoi ai.

Në lidhje me aktivizimin e Nenit 5 (sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve), Rute sqaroi se Aleanca me qëllim mbetet “e papërcaktuar” për atë kur saktë do të aktivizohej ky mekanizëm, me qëllim që kundërshtarët të mos munden para kohe t’i parashohin veprimet e aleancës. 

Sekretari i përgjithshëm shtoi se NATO është në kontakt të vazhdueshëm me miqtë dhe partnerët në Lindjen e Mesme, duke reaguar për sulmet pa dallime ndaj EBA-s, Bahrejnit, Omanit, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe vende të tjera. 

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ata që të bëhet gjithçka që është e mundur që ata të mbeten të sigurt dhe tu ofrohet ndihmë në këtë”, konkludoi Rute. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан