Mërgimtarët shqiptarë vitin e kaluar dërguan në vendin e tyre numër rekord prej 1,12 milionë eurove
- Banka qendrore e Shqipërisë kumtoi se remitancat e mërgimtarëve vitin e kaluar arritën shumën prej 1,12 miliardë eurove, që është niveli më i lartë i shënuar deri më tani.
Tiranë, 26 mars 2026 (MIA) - Banka qendrore e Shqipërisë kumtoi se remitancat e mërgimtarëve vitin e kaluar arritën shumën prej 1,12 miliardë eurove, që është niveli më i lartë i shënuar deri më tani.
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, krahasuar me vitin 2024, kur hyrjet ishin 1.04 miliardë euro, rritja është me 73.69 milionë euro, ose 7.1%. Megjithatë, ritmi i zgjerimit është ngadalësuar ndjeshëm nga 12.6% që ishte një vit më parë, çka tregon se fluksi vijon të rritet, por jo më me të njëjtën forcë si në 2024.
Italia, Greqia, Gjermania dhe Britania e madhe mbeten kanalet kryesore për dërgimin e parave në vend, për shkak të numrittë madh të emigrantëve të cilët jetojnë në këto vende.
Diaspora shqiptare paraqet një prej bashkësive më të rëndësishme jashtë territorit të Shqipërisë, në raport me madhësinë e populaltës rezidente në vend.
Në vitin 2025, sipas vlerësimeve indirekte, numri i diasporës së re vlerësohet në rreth 2,25 milionë qytetarë jashtë vendit apo rerth 49% nga numri i përgjithshëm i qytetarëve shqiptarë. ab/
Fotо: arkivi