Turqia dhe Shqipëria kryesojnë mes anëtareve të NATO-s për nga gatishmëria për mbrojtje të atdheut
- Turqia dhe Shqipëria janë lidere mes vendeve-anëtare të NATO-s sipas gatishmërisë së qytetarëve për ta mbrojtur atdheun e vet, tregon hulumtimi i instituti amerikan për politikë të jashtme "Forin polisi risërç institjut" (Foreign Policy Research Institute).
Uashington, 26 mars 2026 (MIA) - Turqia dhe Shqipëria janë lidere mes vendeve-anëtare të NATO-s sipas gatishmërisë së qytetarëve për ta mbrojtur atdheun e vet, tregon hulumtimi i instituti amerikan për politikë të jashtme "Forin polisi risërç institjut" (Foreign Policy Research Institute).
Në studimin e titulluar "A do të luftonit për vendin tuaj?", Turqi e mori vendin e parë me 88 për qind gatishmëri tek qytetarët, përderisa Shqipëria është e dyta me 69 për qind. Në dhjetë vendet e para të listës janë ranguar edhe Suedia (66për qind), Finlanda (64 për qind), Mali i Zi (63 për qind), Greqia (63 për qind), Norvegjia (61 për qind), Lituania (52 për qind), Polonia (49 për qind) dhe Sllovenia (49 për qind).
Është interesant informata se dy anëtaret veri-amerikane të Aleancës ndodhen nën pikën e mesme të rangimit - në Kanada 39 për qind e të anketuarve u deklaruan se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e vet, prëderisa në SHBA ajo përqindje është 37 për qind. Shkallë më e ulët e gatishmërisë është vërejtur në Itali dhe Sllovaki (nga 25 për qind), Gjermanji (27 për qind), Holandë (30 për qind), si dhe në Hungari dhe Çeki (nga 33 për qind).
Hulumtimi është kryer në shtator dhe tetor 2025 në mostër prej 31.000 të anketuarve, sipas porosisë së Universitetit "Stardinsh" nga Riga, në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime gjeopolitike në Rigë. ab/
foto: arkivi