Rute: NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë në Arktik
- NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë në Arktik deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Mark Rute, pas takimit me ministrin danez të Mbrojtjes dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Grenlandës.
Bruksel, 19 janar 2026 (MIA) - NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë në Arktik deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Mark Rute, pas takimit me ministrin danez të Mbrojtjes dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Grenlandës.
"Biseduam se sa i rëndësishëm është Arktiku - përfshirë Grenlandën - për sigurinë tonë kolektive dhe se si Danimarka po merr përgjegjësinë për investimet në kapacitetet kryesore ushtarake", ka shkruar Rute në platformën sociale X.
"Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë si aleatë në këto çështje të rëndësishme", ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s.