Rusopulos: Uniteti evropian nuk është dhuratë e gjeografisë, por zgjedhje e vullnetit
- Progresi juaj është dukshëm dhe i shkëlqyer. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj eurointegruese, porositi sot kryetari i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos, i cili ndodhet për vizitë në vend.
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Progresi juaj është dukshëm dhe i shkëlqyer. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj eurointegruese, porositi sot kryetari i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos, i cili ndodhet për vizitë në vend.
Para deputetëve në Kuvendin e RMV-së, Rusopulos tha se në 30 vitet e kaluara anëtarësim në Këshillin e Evropës, Maqedonia e Veriut ka treguar se pjekuria morale nuk matet me madhësi, por p[r nga kapaciteto që të dëgjohet, të respektohet dhe të pranohet.
"E kam vizituar vendin tuaj shumë herë në role të ndryshme - si gazetar sidomos kur kam qenë korrespondenti gjatë luftës në vitet e 90-ta, e pastaj kam qenë për vizitë në vend si ministër i Greqisë. Në ato kohëra të hershme kam pasur privilegjin disa herë të takohem me njërin nga presidentët tuaj të parë, të ndjerin Kiro Gligorov, burrështetas që mbahet mend për nga maturia e tij e qetë dhe besimi i palëkundur në pavarësi të qetë dhe bashkëjetesë. Ai tha njëherë - E ardhmja jonë është në Evropë, por përgjegjësia jonë është këtu, duhet të dëshmojmë se kombet e vogla mund të jetojnë në paqe dhe demokraci. Dhe ju keni arritur ta bëni këtë. Progresi juaj është i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm. Si kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe si politikan që vjen nga vendi fqinj i Greqisë, jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe i nderuar që dëshmoj sot se ju jeni dëshmia e gjallë e fjalëve të tij", theksoi Rusopulos.

Theksoi se 75 vite pas nënshkrimit të konventës evropiane për të drejta të njeriut dhe 30 vite pas inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut drejt Këshillit të Evropës, rrëfimi për Evropën vazhdon.
"Secila gjeneratë duhet ta shkruajë kapitullin e vet, jo për ta ndryshuar mendimin, por për ta mbajtur premtimin në jetë, premtimin se ligji do t'i mbrojë të dobëtit ndërkaq e vërteta do ta mbijetojë propagandën, se do të mbetet dinjiteti njerëzor dhe do të jetë masë për qytetërimin", tha Rusolpulos.
Duke i ikujtuar fjalët e Uinston Çërçillit se Ballkani krijon më shumë hisitori se sa që mund të konsumojë, Rusopulos tha se Ballkani njeh më shumë histori se kudhdo tjetër, por edhe prodhon më shumë mençuri.
"Ballkani tregoi se kujtimet e dhimbjes mund të jenë disiplinë për paqen dhe se bashkëjetesa mund të mësohet, se uniteti evropian nuk është dhuratë nga gjeografia, por zgjedhje e vullnetit", theksoi Rusopulos.
Duke folur për ngjarjet gjeopolitike, Rusopulos tha se demokracia po e humbë gravitimin e vet emocional dhe porositi se duhet të animohet demokracia, ndërkaq Këshilli i Evropës të mbetet vendi për dialog. mb/ab/
Fotо: Printskrin