Rusia sulmoi Ukrainën me dronë dhe raketa
- Rusia kreu përsëri sulme ajrore në Ukrainë gjatë natës, raportuan mediat lokale herët këtë mëngjes.
Kiev, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Rusia kreu përsëri sulme ajrore në Ukrainë gjatë natës, raportuan mediat lokale herët këtë mëngjes.
Qyteti qendror ukrainas i Kremençukut në rajonin e Poltavas thuhet se u sulmua nga dhjetëra dronë dhe raketa hipersonike "Kinzhal", njoftuan Forcat Ajrore Ukrainase. Shpërthime u dëgjuan në qytet dhe banorët raportuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes.
Nuk ka shifra zyrtare mbi viktimat ose shkallën e dëmeve aktualisht dhe raportet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, raportoi DPA.
Më herët, të shtunën në mbrëmje, një tjetër sulm i madh ajror rus goditi rrjetin elektrik të Ukrainës, duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në disa rajone. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi përsëri Moskën për sulm ndaj infrastrukturës civile.
Instituti CSIS me seli në SHBA vlerësoi se rreth 653 dronë dhe 51 projektilë dhe raketa lundrimi u përdorën në sulm, duke e bërë atë ndoshta sulmin e tretë ajror më të madh të luftës. sa/