• недела, 11 јануари 2026

Rusia ka gjuajtur raketë "Oreshnik" mbi Lviv, në Kiev mbrëmë u vranë të paktën katër persona

Rusia ka gjuajtur raketë

Kiev, 9 janar 2026 (MIA) – Të paktën katër persona janë vrarë, ndërsa 19 të tjerë janë plagosur në Kiev në sulmin më të ri masiv me raketa dhe fluturake pa pilot gjatë natës, njoftuan sot në mëngjes autoritetet e qytetit, transmetoi DPA. 

Kryetari i Kievit, Vitalij Kliçko, tha se në mesin e të vdekurve është edhe një mjek, përderisa katër punonjës mjekësorë janë lënduar. 

Në sulm është goditur infrastruktura kritike, ndërsa disa pjesë të qytetit janë pa rrymë dhe ujë, shkroi Kliçko në Telegram. 

Komanda perëndimore e forcave ajrore ukrainase njoftoi se forcat ruse kryen sulm mbi Lviv me përdorim të raketës së paidentifikuar balistike, transmeton agjencia gjermane. 

Ushtria ukrainase njoftoi se raketa është lëshuar nga zona e testimit Kapustin Jar, në Astrahanin rus, vend i njohur për lëshimin e raketës balistike “Oreshnik”. 

Kryetari i Lvivit, Andrij Sadovi, tha se për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për raketë “Oreshnik”. 

“Ushtria do të sigurojë informacione”, shkroi Sadovi në Telegram. 

Ai tha se janë regjistruar shpërthime në Lviv, por për momentin nuk ka informacione për viktima. Objektet civile dhe ndërtesat banesore në qytet nuk ishin dëmtuar, shtoi ai. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан