Rusia e ndaloi punën e Hjuman rajts uoç
- Rusia sot e ndaloi punën e organizatës Hjuman rajts uoç (Human Rights Watch", duke e lënë në listën e "organizatave të padëshiruara".
Moskë, 28 nëntor 025 (MIA) - Rusia sot e ndaloi punën e organizatës Hjuman rajts uoç (Human Rights Watch", duke e lënë në listën e "organizatave të padëshiruara".
Ky vendim do të thotë se HRW duhet ta nndërprejë punën në Rusi, si dhe se bashkëpunëtorët apo simpatizantët e tyre mund të ndiqen penalisht.
Në listën e "organizatave të padëshiruara" në Rusi ndodhen mbi 275 organizata, mes të cilave janë edhe Radio Evropa e Lirë, qendra hulumtuese Çetam Haus (Chatham House), ndërsa grupi antikorruptues Transparensi interneshënëll (Transparency International) dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit jetësor WWF.
E themeluar në vitin 1978, organizata HRW i ndjekë dhe heton shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet në mbarë botën.
Gjithashtu, haptazi e kundërshton invazionin rus ndaj Ukrainës dhe kohë më parë publikoi hetim për atë se si forcat ruse përdorin dronë për plagosje të qëllimshme dhe vrasje të civilëve të cilët jetojnë në rajonin e Hersonit në Ukrainë. ab/
Foto: HRW në Fejsbuk