Rubio: Vazhdojnë negociatat ruso-ukrainase në Abu Dhabi
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, mbrëmë paralajmëroi se këtë javë do të mbahen bisedime të reja ruso-ukrainase.
Uashington, 29 janar 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, mbrëmë paralajmëroi se këtë javë do të mbahen bisedime të reja ruso-ukrainase.
"Pritet që negociatorët rusë dhe ukrainasë, të cilët u takuan në Abi Dhabi javën e kaluar për të biseduar për plnin amerikan për zgjidhjen e konfliktit, në prani të ndërmjetësve nga Shtëpia e Bardhë, pritet të zhvillojnë bisedime të mëtejshme këtë javë", deklaroi Rubio para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit.
Ai shtoi se në takimin e mëparshëm, midis negociatorëve rusë dhe ukrainas dhe ndërmjetësve amerikanë, është arritur një marrëveshje mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, e cila është një kërkesë kryesore e Kievit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, dje deklaroi se bisedimet ruso-ukrainase do të vazhdojnë më 1 shkurt.
Foto: Arkivi i MIA-s