Rubio: Nëse fillojnë negociatat e vërteta, duket të përfshihet Ukraina dhe Evropa
- - Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio mbrëmë deklaroi se edhe Ukraina edhe Evropa duhet të përfshihen në negociatat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, pas frikës se SHBA-ja dhe Rusia do të zhvillojnë vetëm bisedime dypalëshe.

Nju-Jork, 17 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio mbrëmë deklaroi se edhe Ukraina edhe Evropa duhet të përfshihen në negociatat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, pas frikës se SHBA-ja dhe Rusia do të zhvillojnë vetëm bisedime dypalëshe.
"Përderisa fillojnë negociatat e vërteta, ndërsa ato nuk kanë filluar ende, por kur të fillojnë, Ukraina do të ftohet sepse janë ata që u sulmuan", deklaroi Rubio për televizionin amerikan Si-Bi-Es.
"Dhe evropianët gjithashtu do të përfshihen sepse vendosën sanksione ndaj Putinit dhe Rusisë dhe ata janë të përfshirë në të gjitha këto", tha Rubio, duke paralajmëruar se negociata "ende nuk ka".
Sekretari amerikan i shtetit ndodhet për momentin në Jerusalem, ku ka mbajtur një konferencë për shtyp me kryeministrin Benjamin Netanjahu. Nga atje, Rubio udhëton në Arabinë Saudite për t'u takuar me përfaqësuesit rusë, së bashku me të dërguarin e posaçëm Stiv Uitkof dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Majk Uollc.
Rubio në intervistë nuk tregoi se kush do të jetë në delegacionin rus dhe kur saktë do të fillojë takimi.
Në negociatat në Arabinë Saudite nuk do të marrin pjesë as përfaqësues ukrainas as përfaqësuar evropianë. rq/
Foto: EPA