Rubio në takimin e G-7-shit e ceki rëndësinë e demokracisë dhe zgjedhjeve në Venezuelë
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko RUbio mbrëmë mori pjesë në takimin telefonik konferencial me ministrat e jashtëm të vendeve të G7-shit, organizuar nga Franca, ku u bisedua për Venezuelën dhe Ukrianën.
Uashington, 7 janar 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko RUbio mbrëmë mori pjesë në takimin telefonik konferencial me ministrat e jashtëm të vendeve të G7-shit, organizuar nga Franca, ku u bisedua për Venezuelën dhe Ukrianën.
Bisedimet u kahëzuan drejt rëndësisë së lirimit të të burgosurve politikë në Venezuelë, si dhe krijimin e kushteve për demokraci dhe planifikim të zgjedhjeve në atë vend, kumtoi në deklaratë ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Anita Anand.
"Si grup u dakorduam të vazhdojmë me dialogun për rëndësin e së drejtës ndërkombëtare, si dhe për konflikte të tjera globale", shtoi Anand. ab/
foto: arkivi