Rubio: Karteli i Diellit udhëhiqet nga Nikollas Maduro dhe është përgjegjës për trafikimin e drogës në SHBA dhe Evropë
- Departamenti amerikan i shtetit sot njoftoi se do të shpallë të ashtuquajturin "Karteli i Diellit" (Cartela de la Soles), sindikatë kriminale të dyshimtë, i përbërë nga funksionarë të lartë të Venezuelës, si një organizatë terroriste.
Uashington, 17 nëntor 2025 (MIA) - Departamenti amerikan i shtetit sot njoftoi se do të shpallë të ashtuquajturin "Karteli i Diellit" (Cartela de la Soles), sindikatë kriminale të dyshimtë, i përbërë nga funksionarë të lartë të Venezuelës, si një organizatë terroriste.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 24 nëntor, njofton DPA.
"Me seli në Venezuelë, Karteli i Diellit udhëhiqet nga (presidenti) Nikollas Maduro dhe ndividë të tjerë të lartë nga regjimi jolegjitim i Maduros, të cilët e kanë korruptuar ushtrinë e Venezuelsë, shërbimet e inteligjencës, legjislacionin dhe drejtësinë", tha sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, në një deklaratë të shkurtër.
"As Maduro, as bashkëpunëtorët e tij nuk përfaqësojnë qeverinë legjitime të Venezuelës. Karteli i Diellit, së bashku me organizata të tjera të huaja të shpallura si terroriste (FTO), përfshirë Tren de Aragua dhe Kartelin Sinaloa, është përgjegjës për dhunë terroriste në gjithë hemisferën tonë, si dhe për trafikim droge në SHBA dhe Evropë", shtoi ai.
Besohet se Tren de Aragua, banda më e fuqishme në Venezuelë, është e lidhur me trafik droge, shantazh, miniera të paligjshme dhe trafikimin e njerëzve, dhe ka zgjeruar operacionet e saj në vende të tjera të Amerikës Latine dhe SHBA. SHBA-ja e shpalli grupin si një organizatë terroriste në fillim të këtij viti.
Sipas administratës amerikane, regjimi i Maduros e ka kthyer Venezuelën në një narko-shtet, duke hyrë në partneritet me guerilën kolumbiane për eksportin e drogës në Evropë dhe SHBA përmes një organizate të njohur si Kartel de los Soles – Karteli i Diellit. Maduro i hodhi poshtë akuzat.
Që prej disa javësh, forcat amerikane sulmojnë jahte pranë bregut të Venezuelës, për të cilat dyshohet se trafikojnë drogë në SHBA. Karakasi e dënoi praninë e konsiderueshme ushtarake amerikane në zonë si një akt kërcënues. Sulmet, gjithashtu, shkaktuan kritika ndërkombëtare dhe nxitën Kombet e Bashkuara që t’i bëjnë thirrje SHBA-së për të treguar kujdes. qa/
Foto: arkivi