• сабота, 10 јануари 2026

Rruga Strugë - Qafë Thanë është lëshuar për të gjitha llojet e automjeteve, borë në disa vende

Rruga Strugë - Qafë Thanë është lëshuar për të gjitha llojet e automjeteve, borë në disa vende

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) – Aksi rrugor Strugë – Qafë Thanë prej orës 11 është lëshuar për të gjitha llojet e automjeteve, informon LAMM. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet të ndryshëm janë regjistruar në Kumanovë, Stracin, Krushevë, Zheleznec, si dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë dhe Presekë, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për komunikacionin.

LAMM përkujton se vendkalimi kufitar Bogorodicë (VK Evzoni) prej orës 17 do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. 

Për shkak të protestës së bujqve grekë sot, nga ora 10, në VK Niki (VK Mexhitlia) ka ndalersë qarkullimi për automjete transportuese për 48 orët e ardhshme, deri më 10.01.2026 në orën 10. Komunikacioni për automjetet e udhëtarëve do të zhvillohet normalisht.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан