• сабота, 28 септември 2024

Rritje të frekuencës në Bogorodicë, Dojran, Mexhitlia dhe Tabanoc pritet edhe deri në 45 minuta

Rritje të frekuencës në Bogorodicë, Dojran, Mexhitlia dhe Tabanoc pritet edhe deri në 45 minuta

 Shkup, 21 qershor 2024 (MIA)  - Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlia dhe Tabanoc ka rritje të frekuencës për dalje nga vendi, pritja është rreth 30-45 minuta, informojnë nga LAMM-i.

 Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata   për hyrje dhe dalje nga shteti.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet  pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. 

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан