• сабота, 22 февруари 2025

Rritje prej 92,8 për qind e të sëmurëve nga sëmundje ngjitëse akute në dhjetor në krahasim me nëntorin

Rritje prej 92,8 për qind e të sëmurëve nga sëmundje ngjitëse akute në dhjetor në krahasim me nëntorin

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) – Gjatë muajit dhjetor, në Institutin e Shëndetit Publik, kanë arritur gjithsej 1.623 raporte për persona të sëmurë nga sëmundje ngjitëse akute – pa Kovid-19, grip, tuberkulozë, SIDË, AFP dhe hepatit B dhe C dhe HIV, me incidencë të përgjithshme prej 88.4 në 100.000 banorë. Numri i përgjithshëm i personave të regjistruar në muajin dhjetor është rritur për 92,8 për qind në krahasim me muajin e kaluar, nëntor. Sa i përket muajit dhjetor 2023, është regjistruar rritje e personave të regjistruar nga sëmundje ngjitëse akute për 4,6 për qind, ndërsa sa i përket mjedisit aritmetik për periudhën dhjetëvjeçare, regjistrohet rritje prej 8,0 për qind. 

Siç informojnë nga Instituti, në dhjetor, sëmundje ngjitëse akute më shpesh e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 1.025 persona të regjistruar. 

Nga grupi i infeksioneve të transmetueshme seksuale dhe të gjakut, pa HIV-SIDË, janë regjistruar 22 të sëmurë. Janë regjistruar shtatë raste të sifilis, gjashtë raste të hepatit virusal B, pesë të hepatitit virusal C dhe katër të infektimit me klamidia. 

Janë evidentuar katër raste të kollës së mirë dhe dy të shytave ngjitëse. 

Rasti i parë i shytave ngjitëse është i moshës prej tetë vjet nga Resnja, i pavaksinuar. Rasti i dytë është fëmijë i moshës prej 10 vjet nga Gjevgjelia, komplet i vaksinuar. Në të dyja rastet diagnoza është konfirmuar klinikisht. 

Në dhjetor, janë regjistruar dy raste të konfirmuara me HIV, nga gjinia mashkullore, të cilët i takojnë grupmoshës prej 40 deri 49 vjet. Është regjistruar një rast i vdekjes nga SIDA, i regjistruar si i sëmurë në nëntor, të vitit 2024, nga gjinia mashkullore, i cili i takon grupmoshës prej 20 deri 29 vjet. 

Gjashtë raste me Kovid-19 janë evidentuar në muajin e fundit të vitit 2024. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан