• сабота, 06 декември 2025

Rritje e prodhimtarisë industriale prej 2,8 për qind në tetor

Rritje e prodhimtarisë industriale prej 2,8 për qind në tetor

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) – Prodhimtaria industriale në tetor të vitit 2025 është rritur për 2,8 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. 

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë  të vitit paraprak, shënon rënie  nga 0,2 për qind, në sektorin Industria përpunuese shënon  rritje nga 0,4 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 26,5 për qind. 

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 25,9 për qind, Produktet intermediare përveç energjisë për 10,5 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,3 për qind, derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 9,2 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 17,6 për qind. 

Prodhimtaria industriale në periudhën janar – tetor 2025, në krahasim me periudhën janar – tetor 2024, është rritur për 2,4 për qind. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан