• петок, 05 декември 2025

Rritja e PBB-së prej 3,8 për qind në tremujorin e tretë

Rritja e PBB-së prej 3,8 për qind në tremujorin e tretë

 Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e tretë të këtij viti shënoi rritje prej 3,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikës.

 Rritja më e madhe është shënuar në sektorët e Ndërtimit prej 21,0 për qind dhe Informacionit dhe Komunikimit prej 7,4 për qind.

 Në tremujorin e tretë, investimet bruto në mjete bazë paraqesin nxitësi kryesor i rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Në strukturën e PBB-së, pjesëmarrja e investimeve bruto rritet nga 26,1 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 në 31,1 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2025.

 Konsumi përfundimtar në tremujorin e tretë të vitit 2025 rritet nominalisht me 7.7 për qind, dhe pjesa e tij në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 80,2 për qind.

 Sipas të dhënave të rregulluara sezonalë dhe kalendarikë, shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 është 3.6 për qind.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан