• сабота, 22 февруари 2025

Rreth 12 milionë dollarë do të humbeshin pas vendimit të Trampit për të ngrirë programet për ndihmë jashtë vendit

Rreth 12 milionë dollarë do të humbeshin pas vendimit të Trampit për të ngrirë programet për ndihmë jashtë vendit

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Vlerësimet janë se do të shkurtohen mjetet për organizatat joqeveritare në vend për rreth 12 milionë dollarë dhe për të gjithë ata që kanë punuar në projektet e mbështetura nga administrata amerikane pas vendimit të presidentit të ri amerikan për ngrirjen e programeve për ndihmë jashtë vendit.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se ajo që kanë marrë institucionet shtetërore janë ekspertët që kanë ardhur për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për realizimin e projekteve.

"Ne jemi i vetmi vend që arriti përderisa isha në Uashington të dakordojë me mbështetjen e Ambasadës amerikane, të marrim mbështetje të përhershme nga njerëzit atje për Ministrinë e Financave në çdo segment", tha Dimitrieska-Koçoska.

Urdhrin ekzekutiv për ngrirjen 90-ditore të të gjitha programeve të SHBA-së për ndihmë jashtë vendit, Trampi e nëshkroi më 20 janar, menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai shpjegoi se dotacione të tilla duhet të kalojnë kontrollin për harmonizim me synimet politike të administratës së re. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан