• петок, 20 февруари 2026

Rreth 1.000 persona protestuan në Milano kundër pranisë së ICE-së në LOD

Rreth 1.000 persona protestuan në Milano kundër pranisë së ICE-së në LOD

Milano,6 shkurt 2026 (MIA) - Rreth 1.000 studentë protestuan sot në Milano për shkak të pranisë së agjentëve të Shërbimit amerikan për emigracion dhe doganë (ICE) në Itali gjatë Lojërave olëimpike dimërore në vitin 2026.

Të tubuarit në krye të kolonës mbanin parullë në të cilën shkruante "Milano ju urren", ndërsa njerëzit brohoritnin "ICE të largohet" derisa marshonin, lajmëroi ANSA.

Pjesëmarrësit e protestës, gjithashtu, e shprehën kundërshtimin e tyre ndaj mbylljes së disa pjesëve të qytetit, për shkak të, siç thanë, "Lojërave të pambajtura olimpike", duke e cekur rritjen e çmimeve të banesave dhe mungesën e hapësirave sociale në Miolano.

ICE nuk do të kryejnë operacione policore në truallin nacional italian, ndërsa policët do të angazhohen në punë analitike dhe këmbim të informatave me autoritetet italiane gjatë lojërave, theksojnë organizuesit e LOD.

Protestat pasuan pas incidenteve në SHBA gjatë aksioneve ndaj emigrantëve në Mineapolis, ku agjentët federalë vranë së paku dy persona në janar, gjë që shkaktoi debat të madh dhe kritika në SHBA, transmeton ANSA, dhe pasi që Departamenti amerikan i Shtetit javën e kaluar kumtoi se disa agjenci federale amerikane, përfshirë edhe ICE, do të marrin pjesë në sigurimin e qytetarëve amerikanë që vijnë në LOD.

Autoritetet italiane urdhëruan mbylljen e shkollave në qendërtë Milanos dhe e kufizuan qasjen drejt disa rajoneve të caktuara në qytet me qëllim që të rritet siguria rreth ceremonisë dhe të ulet tollovia në komunikacion.

Ministri i Punëve të Brendshme, Mateo Pjantedozi tha se nuk ka arsye për shqetësim, sepse përfaqësuesit e ICE nuk do të kenë rol operativ në Itali.

Foto: DPА

Остани поврзан