Rokas: Ekziston dëshirë e parevokueshme e BE-së që të ndikojë në eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut
- Ekziston dëshirë e parevokueshme e Bashkimit Evropian që të ndihmojë në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Këtu jemi që të ndihmojmë që të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur reformat e domosdoshme në vend, me qëllim që qytetarët të shohin se cilat janë përfitimet në kohën reale nga këto reforma, porositi sot në Shkup ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas në promovimin e sotëm të Analizës së mendimit publike për procesin maqedonas të aderimit drejt Bashkimit Evropian", në organizim të Institutit për demokraci "Societes Civilis" - Shkup (IDSCS) dhe fondacioni "Konrad Adenauer".

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Ekziston dëshirë e parevokueshme e Bashkimit Evropian që të ndihmojë në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Këtu jemi që të ndihmojmë që të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur reformat e domosdoshme në vend, me qëllim që qytetarët të shohin se cilat janë përfitimet në kohën reale nga këto reforma, porositi sot në Shkup ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas në promovimin e sotëm të Analizës së mendimit publike për procesin maqedonas të aderimit drejt Bashkimit Evropian", në organizim të Institutit për demokraci "Societes Civilis" - Shkup (IDSCS) dhe fondacioni "Konrad Adenauer".
Sipas analizës, mbështetja e qytetarëve për aderimin ndaj Bashkimit Evropian mbahet në nivelin nga e 62 përqindëve. Më të përmbajtur janë të anketuarit më të rinj dhe më të moshuarit, tek të cilët është konstatuar mospërcaktim i madh. Perceptimi për ndikmimin e SHBA-së shënon rënie të madhe tek qytetarët tanë - për 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Ambasadori Rokas në fjalimin e tij tha se anketa tregon se nevojitet detajisht t'i shqyrtojmë këto konstatime dhe të shohim ku mund të bëjmë përmirësim të caktuar.
Ai tha se mesazhi kryesor i ambasadorëve për qytetarët duhet të jetë bindja se zgjerimi do të ndodh dhe se është me vlerë të prekshme.
"Nga njëra anë, duhet të ndihmohet me vënine në fokus të përshoejtimit dhe sa më shpejt që është e mundur zbatimi i reformave të domosdoshme, kështu që vetë qytetarët do të mund të shohin se cilat janë përfiztimet në kohë reale nga vetë reformat, ndërsa nga ana e tjetër, në aspektin politik duhet të përballemi edhe me sfidat më të mëdha, që ndodhin në Evropë", nënvizioi Rokas.
Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, në fjalimin e saj të sotëm theksoi se vendet e BE-së janë partnerë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Union.
"Nëse nuk besoni në mundësinë për të ndikuar pozitivisht në proces, atëherë as që duhet ta filloni atë proces. Patjetër, është diçka që varet shumë nga hapat që ndërmerren në rajon. Ajo që u demonstrua gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih është se Evropa është në një udhëkryq kritik dhe ekzistencial përsa i përket sigurisë. Na kujton se për çfarë u themelua në të vërtetë Bashkimi Evropian. Është një Union që duhet të garantojë paqen, lirinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin dhe fqinjët e tij. Është e rëndësishme të mbani mend se kjo është në thelbin e asaj që ne duhet të kërkojmë dhe të arrijmë së bashku", tha Dreksler.
Duke folur për rezultatet e sondazhit, Dreksler theksoi se ishte e befasuar pozitivisht dhe se qytetarët shprehën qartë mendimin e tyre se ku i përkasin, e ajo është në Evropë. Sipas Dreksler, shkalla e mbështetjes për hyrjen në BE është vërtet e lartë.
"Kam qenë në humor pozitiv kur pashë rezultatet e këtij sondazhi. Ajo që pamë ishte se qytetarët që u anketuan theksuan qartë zgjedhjen se ku përkasin - në Evropë. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Edhe me rënien e besimit të parë vitet e fundit, dhe kjo tendencë është ndalur, shkalla e mbështetjes është 60 për qind, që është një mbështetje vërtet e fortë", shtoi ajo.
Ajo është e mendimit se Evropa shihet si një partner i fortë i besueshëm dhe afatgjatë. mb/
Foto: MIA