• сабота, 22 февруари 2025

Robert Habek: Administrata e Trampit po minon vlerat perëndimore

Robert Habek: Administrata e Trampit po minon vlerat perëndimore

Berlin, 17 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskancelari gjerman Robert Habek mbrëmë deklaroi se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka "filluar një sulm ndaj vlerave të përbashkëta perëndimore", që "nuk mund të merren mjaft seriozisht".

"Fakt është se ajo që dikur erdhi në Evropë nga Amerika po braktiset: sundimi i drejtësisë, demokracia liberale dhe rendi i bazuar në rregulla", tha Habek, anëtar i partisë së Gjelbër, gjatë debatit parazgjedhor që emitoi televizioni gjerman RTL.

Të premten, në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, nënpresidenti amerikan Xhej-Di Uens kritikoi vendimin e partive gjermane për të mos bashkëpunuar me Alternativën për Gjermaninë (AfD), ndërsa Berlini i hodhi poshtë ashpër vërejtjet e tij. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан