Risteski: Stimulojmë hapjen e bizneseve të reja, vetëpunësimit, ndihmës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
- – Me projekte stimulojmë hapjen e bizneseve të reja, vetëpunësimit, ndihmës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa me këtë edhe zhvillim të teknologjive të reja dhe mënyra të reja të prodhimtarisë dhe sipërmarrësisë, theksoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Manastir, 12 shkurt 2025 (MIA) – Me projekte stimulojmë hapjen e bizneseve të reja, vetëpunësimit, ndihmës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa me këtë edhe zhvillim të teknologjive të reja dhe mënyra të reja të prodhimtarisë dhe sipërmarrësisë, theksoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.
Në takimin me biznesmenë nga Manastiri, Risteski theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe UNDP-në theksoi se me sukses realizohen projektet nga programi operativ i APRM në vitin paraprak, mjete të siguruara për realizimin e agjendës së gjelbër dhe ekonomisë së gjelbër.
“Me këtë program, i cili filloi të zbatohet në vitin 2022, deri më tani janë punësuar rreth 400 persona, ndërsa do të ketë edhe të reja. Programi i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe planet operative të Agjencisë për Punësim dhe Sipërmarrësi parashikojnë projekte të reja, andaj apelojmë tek biznesmenët dhe qytetarët e Manastirit që në mënyrë aktive të ndjekin programet që do të shpallen në fund të shkurtit dhe në mars dhe të aplikojnë. Qëllimi ynë, tha Ristevski, është zhvillimi i ekonomisë, ulja e papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë në Maqedoni.
Zëvendësministri Risteski me biznesmenët nga Manastiri bisedoi për problemet aktuale me të cilat përballet sektori i biznesit në këtë qytet, si dhe për mundësitë të cilat ofrohen me kredinë hungareze.
“Kemi shqyrtuar problemet me të cilat përballen, i informojmë për masat tona aktive, si dhe për kredinë hungareze, e cila ka kushte të favorshme. Shpresoj se shumë biznesmenë në Manastir do të përfitojnë nga kjo kredi dhe do të përgatisin projekte për aplikim. Këtu përfshihen edhe komunat me investime kapitale, me shumë projekte që nënkuptojnë ringjalljen e sektorit të ndërtimtarisë, i cili nxit shumë aktivitete shërbyese të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë”, theksoi Risteski.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me qëllimin e qeverisë për kufizimin e vlerës së marzhës tregtare, Risteski deklaroi se në mbledhjen e qeverisë është shqyrtuar mundësia e kufizimit të marzhës tregtare në bazë të informacioneve të dorëzuara nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) të cilat bazohen në analiza të çmimeve në gjashtë muajt e kaluar, qasje e cila si parim deri më tani nuk ka ndodhur.
“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani. Janë shqyrtuar çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve bazë, përkatësisht të produkteve bazë për jetën e një familjeje mesatare maqedonase. Nga shtatori deri në janar janë analizuar çmimet dhe lëvizjet në marzhe dhe mbi këtë ka një propozim nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, sot ose nesër, për Qeverinë që të miratojë një masë që do të mbulojë të gjitha produktet që janë përfshirë në shportën e vjeshtës, me një kufi prej 10 për qind të marzhit bruto të fitimit të shumicës dhe produkteve ushqimore me pakicë, ushqime për fëmijë, produkte të cilat janë me marzha të mëdha dhe direkt ndikojnë në vlerën e çmimeve”, theksoi Risteski.
Qëllimi ynë, siç theksoi, është me masën e cila do të vijonte dhe do të vijojë nëse merret vendim nga Qeveria, që ta mbrojmë standardit jetësor të qytetarëve. fc/
Fotografia: MIA