Rezervat devizore 4,86 miliard euro
- Rezervat devizore në fund të nëntorit të këtij viti kanë arritur 4.862,2 milionë euro dhe në krahasim me muajin e mëparshëm shënojnë një rritje prej 19 milionë euro, njoftoi Banka Popullore.
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Rezervat devizore në fund të nëntorit të këtij viti kanë arritur 4.862,2 milionë euro dhe në krahasim me muajin e mëparshëm shënojnë një rritje prej 19 milionë euro, njoftoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (73,9 për qind), pasuar nga ari monetar (16,4 për qind) dhe valutat dhe depozitat (9,7 për qind). qa/
Foto: Arkivi i MIA-s