Reshjet e dendura të borës morën 30 jetë në Japoni
- – Reshjet e dendura të borës morën 30 jetë në Japoni gjatë dy javëve të fundit, duke përfshirë edhe një grua 91-vjeçare e cila u gjet e bllokuar para shtëpisë së saj, njoftuan autoritetet.
Tokio, 3 shkurt 2026 (MIA) – Reshjet e dendura të borës morën 30 jetë në Japoni gjatë dy javëve të fundit, duke përfshirë edhe një grua 91-vjeçare e cila u gjet e bllokuar para shtëpisë së saj, njoftuan autoritetet.
Qeveria japoneze e shpërndau ushtrinë që tu ndihmojë banorëve të prefekturës së goditur më rëndë Aomori, ku në zona të izoluara u mblodhën deri 4,5 metra borë.
Kryeministrja Sanae Takaiçi sot mbajti takim urgjent në kabinet, duke kërkuar nga ministrat që të bëjnë gjithçka që është e mundur që t’i mbrojnë jetët e njerëzve.
Sasia masive e ajrit të ftohtë solli reshje të dendura të borës në javët e fundit përgjatë bregut të Detit Japonez, me çka në disa zona kishte më shumë se dyfish sasi më të madhe të borës nga e zakonshmja. Moti mori 30 jetë që nga 20 janari, sipas Agjencisë për Menaxhim me Zjarre dhe Katastrofa. fc/
Foto: Arkivi