• сабота, 21 февруари 2026

Reshje të herëpashershme shiu dhe kthjellim pasdite

Reshje të herëpashershme shiu dhe kthjellim pasdite

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët lindore me reshje të herëpashershme lokale në zonat më të ulëta, shi dhe borë në zonat më të larta, ndërsa në male borë e lehtë. Pasdite, vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes me reshje të herëpashershme. Pasdite, vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 9 gradë.

Të mërkurën nga fundi i ditës dhe të enjten, përsëri do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në male, borë. Nga e premtja, do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të lehta lokale dhe borë. Temperatura e ditës do të ketë tendencë të ulet. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан