• сабота, 29 јуни 2024

REL: Pritet që BE-ja pjesërisht dhe gradualisht të heqë masat ndaj Kosovës

REL: Pritet që BE-ja pjesërisht dhe gradualisht të heqë masat ndaj Kosovës

Prishtinë, 20 qershor 2024 (MIA) - Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, por, si kompromis pritet që këto masa të vendosura një vit më parë të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Këtë, siç transmetuan mediat në Prishtinë, e mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së (PSC), ku morën pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Sipas burimeve, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të masave, siç edhe ka rekomanduar përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor, lidhur me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. ls/

Остани поврзан