Rektori i UT-së Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut
- Ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij Paolo Palminteri realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin e Tetovës, ku u prit nga rektori, prof. dr. Jusuf Zejneli, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. dr. Salajdin Salihi si dhe përgjegjësja e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar doc. dr. Hatibe Deari - Zeqiri.
Tetovë, 4 shkurt 2026 (MIA) - Ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij Paolo Palminteri realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin e Tetovës, ku u prit nga rektori, prof. dr. Jusuf Zejneli, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. dr. Salajdin Salihi si dhe përgjegjësja e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar doc. dr. Hatibe Deari - Zeqiri.
Gjatë këtij takimit, rektori e informoi Ambasadorin e Italisë lidhur me strukturën akademike të universitetit, fakultetet dhe programet studimore që ofrohen, me theks të veçantë programin studimor të gjuhës italiane. Ai vlerësoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet dy institucioneve.
Ambasadori shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin ekzistues ndërmjet Ambasadës së Italisë dhe Universitetit të Tetovës, duke theksuar se ky partneritet është një bazë e mirë për iniciativa të reja dhe shprehu gatishmërinë e tij që bashkëpunimi të rritet edhe më tej në të ardhmen.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi theksoi se Ambasada e Italisë dhe Universiteti i Tetovës duhet të hartojnë një plan të përbashkët strategjik, me qëllim tërheqjen e studentëve për studimin e gjuhës italiane, si dhe zhvillimin e projekteve të reja akademike dhe kulturore.
Universiteti i Tetovës me këtë vizitë të Ambasadorit Paolo Palminteri dëshmon edhe një herë ruajtjen e partneritetit ndër vite me Ambasadën e Italisë në vendin tonë.
Foto: UT