• недела, 02 февруари 2025

Regjistrohet tërmet në Shkup

Regjistrohet tërmet në Shkup

Shkup, 1 shkurt 2025 (MIA) - Tërmeti me epiqendër dhjetë kilometra në lindje të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit prej ML2.5 është regjistruar herët në mëngjes, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyrore në Shkup.

"Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, në orën 01:10 më 1 shkurt të vitit 2025, ka regjistruar një tërmeti, epiqendra e të cilit ndodhet 10 km në lindje të qytetit të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit prej ML2.5", thuhet në kumtesë.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në qytetin e Shkupit dhe rrethinë me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан