Regjistrohen 2.726 raste të reja të personave të sëmurë me grip, ulje për 5,3 për qind krahasuar me javën e kaluar
- Përfundimisht me javën e shtatë të vitit 2025, në vend janë vaksinuar gjithsej 72.291 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Janë regjistruar 2.726 raste të reja të personave të sëmurë me grip nga 10 deri në 16 shkurt, që është për 5,3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numër më të madh të personave të sëmurë ka në Shkup, gjegjësisht 616 persona. Pason Manastiri, Kumanova me 249, Strumica - 220, Shtipi - 184, Tetova - 180, Kavadari - 165, Ohri - 118, ndërsa në rajonet tjera, numri i të infektuarve është i barabartë ose më pak se njëqind.
Drejtorsha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonova sot në një deklaratë për media rekomandoi që qytetarët të evitojnë tubime, t'i ajrosin hapësirat dhe t'i përcjellin rekomandimet tjera.
Ajo theksoi se këtë javë nuk është regjistruar asnjë rast me vdekje.
Gjatë kësaj jave, në gjashtë njësite raportuese janë regjistruar aktivitet shumë i ulët, në katër - sezonal, në tetë - mesatar, në pesë - i lartë, ndërsa në Dibër, Resnjë, Kavadar, Kratovë dhe Shtip - aktivitet i lartë i virusit të gripit.
Në sezonin 2024/25 deri më tani janë regjistruar gjithsej 14.340 raste të personave të sëmurë me grip.
Përfundimisht me javën e shtatë të vitit 2025, në vend janë vaksinuar gjithsej 72.291 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit. mb/
Foto: MIA