• вторник, 30 декември 2025

Real Madridi dhe Arsenali janë skuadrat më të shtrenjta

Real Madridi dhe Arsenali janë skuadrat më të shtrenjta

Madrid, 26 dhjetor 2025 (MIA) – Në Kupën e botës që vitin e ardhshëm do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, vetëm dy reprezentacione sipas Transfermarkt do të kenë vlerën mbi një miliard euro. Ato janë Anglia dhe Franca.

Në nivel klubesh, plot shtatë ekipe kanë një vlerë mbi një miliard.

Vlerë më të madhe ka ekipi i Real Madridit - 1.38 miliardë. Çmimi është i lartë për shkak të kontratave të Kilian Mbapes, Xhud Belingemit, Vinisiusit dhe Valverdes.

I dyti është Arsenali - 1.29 miliardë, pastaj Mançester Siti, PSZH, Çellsi, Barcelona dhe Liverpuli, ku ekipi i fundit sipas kontratave të lojtarëve kapë vlerën prej një miliardë.

Në TOP 10 janë edhe Bajerni, Totenhemi dhe Mançester Junajedi.

Foto: EPA

 

Остани поврзан