• сабота, 17 јануари 2026

Reagim i Degës së BDI-së: Çairi nuk është pronë private dhe as terren për pazare

Reagim i Degës së BDI-së: Çairi nuk është pronë private dhe as terren për pazare

Shkup, 16 janar 2026

Dega e BDI-së në Çair po ndjek me shqetësim të thellë reagimet gjithnjë e më të shumta të qytetarëve lidhur me vazhdimin e ndërtimeve pa leje në territorin e Çairit, përfshirë edhe zona me rëndësi të veçantë historike dhe urbane si Çarshia e Shkupit.

Qytetarë të shqetësuar po na kontaktojnë çdo ditë, duke raportuar raste konkrete të uzurpimit të hapësirave publike, ngritjes së objekteve pa asnjë procedurë ligjore dhe degradimit të mjedisit jetësor.

Ky realitet po kthehet në një plagë të hapur për Çairin dhe po cenon drejtpërdrejt cilësinë e jetës, sigurinë dhe identitetin urban të Komunës sonë.

BDI – Dega Çair nuk do të mbetet e heshtur përballë këtij degradimi korruptiv të shtëpisë sonë të përbashkët. Në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, ne do të denoncojmë publikisht çdo rast të ndërtimit të paligjshëm dhe çdo formë të bashkëpunimit institucional me këto veprime kriminale.

I bëjmë thirrje Komunës së Çairit që menjëherë të ndalojë çdo partneritet në këto aktivitete të paligjshme, ndërsa Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të veprojnë pa vonesë, në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

Çairi nuk është pronë private dhe as terren për pazare.

BDI

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан