• сабота, 22 февруари 2025

Reagim i BDI-së ndaj fjalimit të deputetit të VLEN-it në Kuvend

Reagim i BDI-së ndaj fjalimit të deputetit të VLEN-it në Kuvend

Shkup, 23 janar 2025

BDI shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës së paprecedentë dhe çnjerëzore të deputetit të Vlen-it në Kuvend, që përdori një retorikë fyese dhe të papranueshme ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. 

Kjo gjuhë nuk është vetëm një degradim i debatit politik, por ka tronditur ndjenjat e shumë qytetarëve, të cilët dje shprehën me të drejtë neverinë dhe refuzimin e tyre për një sjellje të tillë.

BDI i bën thirrje partisë Vlen të distancohet menjëherë dhe qartësisht nga kjo gjuhë e turpshme dhe të ndërpresë përdorimin e një retorike që shkel parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor. 

Vazhdimi i heshtjes do të konsiderohet si një miratim i kësaj sjelljeje të papranueshme dhe një akt që minon dinjitetin e përfaqësimit politik të qytetarëve.

Ne mbetemi të vendosur të ruajmë dinjitetin dhe vlerat e larta që duhet të përfaqësojë Kuvendi dhe të refuzojmë degradimin e debatit në nivele të tilla të ulëta.

Bashkimi Demokratik për Integrim

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 



Тагови

Остани поврзан